Ylli i Liverpoolit drejt largimit

Liverpooli mund të ballafaqohet me një tjetër largim në skuadër.
Pas atyre të Luis Diazit, Kelleherit dhe Nunezit, lojtari tjetër që pritet të largohet është mbrojtësi i majtë, Kostantinos Tsimikas.

Transferimi i Milos Kerkezit, ja limiton mundësitë grekut për të zënë një vend në formacionin startues, siç është parë dje ku nuk ishte ftuar për ndeshjen e “Community Shield” ndaj Crystal Palace.
Siç raporton Fabrizio Romano, Tsimikas është i hapur për të hapur kapitullin e ri në karrierën e tij, ku kishte pasur interesim nga skuadra e Nottingham Forestit.
Tsimikas, numëron 118 paraqitje me Liverpoolin, që kur ju bashkua në vitin 2020 nga Olympiacosi.
Ai ka arritur të fitojë 2 tituj të Carabao Cup, Community Shield, FA Cup dhe së fundi titullin e Premierligës./IndeksOnline/