Franco Foda i përgjigjet trajnerit të Sllovenisë: Bota rrotullohet, jeta vazhdon

Selektori i Kombëtarës së Kosovës, Franco Foda është paraqitën sot në konferencën zyrtare për media para ndeshjes ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.
Tekniku gjerman në mes tjerash iu përgjigj trajnerit të Sllovenisë, Matjazh Kek të Sllovenisë, i cili gjatë ditës deklaroi se nëse mposhten nga Kosova, nuk është fundi i botës, shkruan IndeksOnline.
“E kemi një grup mjaftë të balancuar dhe sipas mendimit tim është një prej grupeve më të forta, ne po luajmë në shtëpi dhe skuadra ka një vetëbesim shumë të mirë pas fitores ndaj Suedisë. Trajneri Kek, bota rrotullohet, jeta vazhdon. Ne do të punojmë dhe do të vazhdojmë. Në ditën e fundit do të dihet kush do ta fitojë grupin, kush do të përfundojë i dyti e kështu me radhë”, ka deklaruar Franco Foda.
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet të premten me 10 tetor,me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/