KASTRATI sjell lojë spontane të ‘’Mbushe 15 FITO 15’’ ku shpërblimet ndahen LIVE në vend!

Dje, në qytetin e Pejës, KASTRATI realizoi një tjetër risi për klientët e vet me lojën shpërblyese “15 për 15”, duke krijuar një eksperiencë ndryshe nga çdo herë tjetër.
Në një nga pikat e saj, KASTRATI solli atmosferë festive dhe emocione të vërteta – duke shpërblyer klientët menjëherë në moment, para syve të të gjithëve. Mjaftonin 15€ derivate për të hyrë në lojë, dhe pastaj gjithçka ishte në duart e fatit.
Trotinet elektrik, derivate falas, pica familjare u shpërndanë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek klientët që po furnizonin veturën, pa asnjë paralajmërim të saktë për orën apo vendin.
Një “lojë shpërblyese spontane” që bëri që të gjithë sytë të ishin tek KASTRATI.
Kjo lojë është pjesë e fushatës së re “Provoje fatin!” dhe do të vazhdojë në pika të ndryshme të KASTRATI-t. Aty ku nuk e pret, ndoshta fati të vjen në derë të veturës!
Qëndroni gati, mbusheni me 15€ dhe mos i largoni sytë nga pompat e portokallta – surpriza po vijnë!
KASTRATI – Lider në cilësi!