75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

22 aksidente e mbi 1200 tiketa për 24 orë në Kosovë

Numri i aksidenteve që ndodhin në vend, për fat të mirë ka shënuar rënie, për dallim nga fundviti kur shënoheshin dhjetëra.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 22 aksidente komunikacioni, transmeton Indeksonline.

Prej tyre, 10 kanë qenë me të lënduar, kurse 12 pa lëndime në njerëz.

Tutje, policia ka njoftuar se në këtë periudhë ka shqiptuar 1250 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit. /Indeksonline/