75 Mall Live Search
18:10 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / AR

22 bursa olimpike për sportistët kosovarë

22 sportistë kosovarë do te marrin bursa olimpike “Paris 2024”. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, duke shtuar se të përzgjedhurit janë bërë në bazë të rezultateve të treguara në vitet 2020-2021, si dhe në bazë të gjithëpërfshirjes së tyre.

Kjo bursë, sipas KOK-ut do të vlejë nga janari i vitit të ardhshëm deri në gusht të vitit 2024.

22 sportistët përfitues, të ndarë në 5 grupe do të marrin gjtihsej gjashtë mijë dollar në muaj nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa, nga 2670 euro në muaj do ti shtojë KOK-u, nga buxheti i tij.

Në bazë të meritës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do marrin nga 1000 dollarë në muaj; nga 600 dollarë Akil Gjakova, Egzon Shala dhe Loriana Kuka; nga 450 dollarë Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Muhamet Ramadani; nga 300 dollarë Arti Krasniqi, Arnis Agushi, Donjeta Sadiku, Eda Zeqiri, Edi Dvorani, Flaka Loxha, Nexhat Sahiti, Shpati Zekaj dhe Shpejtim Bajoku.

Nga 250 dollarë do ndahen për Alaudin Sumën, Albion Ymerin, Arbër Azemin, Gresa Bakraçin, si dhe Patriot Behramin.

“Lista e sportistëve dhe mbështetja e tyre mund të ndryshojë çdo gjashtë muaj, pas vlerësimit të performancës së tyre në garat ndërkombëtare nga komisioni i sportit”, ka thënë KOK.

Këta 22 bursistë, 9 vajza dhe 13 djem, janë përzgjedhur nga gjithsej 38 aplikantë.

May be an image of text