22 gola në katër ndeshje në Premierligë

Nga ora 16:00 janë zhvilluar katër ndeshje të Premierligës.
Manchester City ka fituar me rezultat 6-3 kundër Leicesterit në kuadër të javës së 19-të, shkruan Indeksonline.
Për skuadrën e Guardiolës shënuan De Bruyne (5’), Mahrez (14’), Gundogan (21’), Sterling (25’ dhe 87’) dhe Laporte (69’).
Për Leicesterin kanë shënuar Maddison (55’), Lookman (59’) dhe Iheancho (66’).
Arsenali ka mposhtur 0-5 Norwichin, Tottenhami ka fituar ndaj Crystal Palace 3-0 ndërsa Southampton ka fituar 2-3 kundër West Hamit. /IndeksOnline/