75 Mall Live Search
17:52 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

+22, Liverpooli “përqafon” titullin

Liverpooli ka mposhtur Southamptonin në javën e 25-të në Premierligë me rezultat 4:0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola teksa në atë të dytën futbollistën e Kloppit “ndezën motorët”.

Chamberlain në minutën e 47-të, Henderson në të 60-tën dhe Salah në të 70-tën dhe 90-tën ishin realizatorët për vendasit, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 73 pikëve, 22 më shumë se Manchester City i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar teksa kanë mbetur edhe 13 ndeshje për t’u luajtur në Premierligë./Indeksonline/