Mbi 22 mijë euro pije e produkte tjera për byfenë e Komunës së Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka hapur tender për furnizim me pije dhe artikuj të tjerë për nevojat e byfesë që gjendet brenda komunës.
Në një kontratë të publikuar bëhet e ditur se furnizimi me pije e produkte tjera do të zgjasë për gjashtë muaj.

E këto produkte për byfenë e komunës pritet t’i kushtoj hiç më pak së 22 mijë e 500 euro./Indeksonline/
