75 Mall Live Search
12:16 / E Premte, 11 Tetor 2024 / S Z

22 muaj burgim për zyrtarin e Komunës së Mamushës, që falsifikoi dokumente për 124 persona

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar më 22 muaj burgim, zyrtarin e Komunës së Mamushës me inicialet M.S, pasi i njëjti në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile ka nxjerrë dokumente të falsifikuara për të mundësuar fitimin e shtetësisë për 124 persona.

Këtë veprimtari M.S. e ka zhvilluar nga data 20 janar 2021 deri më 5 janar 2024.

“Të akuzuarit i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo në shërbim publik, dhe atë në kohëzgjatje prej 5 vjetësh, pas përfundimit të vuajtjes së dënimit me burgim. Ky vendim është marrë në kuptim të nenit 62 par. 3 të KPRK-së”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjithashtu është urdhëruar edhe anulimi i plotë i veprimeve juridike kundërligjore për 124 personat, të cilët janë regjistruar kundërligjshëm.