15:21 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

22 pacientë me Covid-19, në gjendje të rëndë

Në QKUK dhe spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë me Covid-19, ku 22 prej tyre janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.

“Në klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet publike nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit të datës 11 Korrik 2020, ka të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.

Prej tyre 186 në QKUK dhe 115 në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Shskuk-së./Indeksonline/