22 të vdekur dhe 1,250 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

22 persona kanë humbur jetën dhe 1,250 persona gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 8,192 testime të kryera 1,250 persona kanë rezultuar pozitiv, njofton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup me 421 raste, Gostivar me 192 raste dhe Tetovë me 133 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 265 persona.