19:21 / E Hënë, 31 Janar 2022 / LB

22 të vdekur nga Covid-19 sot në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar edhe 22 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 711 raste të tjera me koronavirus dhe 7.170 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë.

Maqedonia Veriore deri më sot ka regjistruar gjithsej 8.409 të vdekur nga koronavirusi.