13:06 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

22 trajnerë përfundojnë me sukses kursin e tenisit

22 trajnerë kanë përfunduar me sukses kursin për trajnerë të tenisit – niveli i parë, i mbajtur për 11 ditë në fushat e tenisit në Pejë.

Ligjërues ishin dy ekspertët ndërkombëtarë të Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Ales Filipçiq nga Sllovenia dhe Vanja Ibrahimoviq nga Bosnja e Hercegovina, të cilët mbetën të kënaqur me performancën e treguar nga vijuesit, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike.

“Trajnerët ishin shumë të motivuar. Kemi punuar gjatë tërë kohës. Kushtet ishin shumë të mira për punë. Kandidatët fituan dije dhe ishin aktiv gjatë tërë kohës”, tha ndër të tjera, Filipçiq për RTV Dukagjinin.

Edhe trajnerët Julinda Elezi, Burim Gashi dhe Erion Xharavina u shprehën të kënaqur me njohuritë e reja të fituara nga ekspertët.

Kursi u mbështet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar./Indeksonline/