18:50 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

22 vjeçari për herë të gjashtë radhazi kampion i Kosovës në shah

Nderim Saraçi nga Mitrovica ka vazhduar dominimin e tij në shah. Ai është shpallur kampion përsëri këtë vit në ‘Kampionatin Individual të Shahut në Kosovë” për këtë vit.

Kampionati është mbajtur në Prishtinë. I pari doli Nderimi, duke u bërë kampion për herë të gjashtë radhazi në Kosovë në shah, shkruan Indeksonline.

Përkundër moshës së re, Nderimi po vazhdon të dominoj në këtë sport me aftësitë e tij të mrekullueshme./Indeksonline/