18:19 / E Premte, 17 Maj 2024 / FR

22-vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht në Greqi, dalin pamjet e aksidentit të rëndë

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Greqi. Ngjarja ndodhi  pas mesnatës në Athinë. 

22-vjeçari shqiptar, i identifikuar me emrin Angelos, humbi jetën pasi u aksidentua me motorin ku udhëtonte. 

Sipas mediave greke ngjarja ndodhi kur i riu doli nga rruga pasi u përplas me një mjet që po lëvizte në të njëjtën korsi me të.

Protothema ka siguruar edhe pamjet nga ngjarja. Aty duket momenti kur motori bie në sipërfaqen e rrugës dhe rrëshqet për disa sekonda. Në fund përplaset me trotuarin.

Në pamjet e shpërndara nga mediat greke duket se si krijohen shkëndijat në asfalt si pasojë e shpejtësisë me të cilën rrëshqet motori. Ndërkohë në anën tjetër ka rënë kokorja të cilën 22-vjeçari e mbante fatkeqësisht në dorë.

 Sipas dëshmitarëve, i riu përplasi kokën në tokë dhe humbi jetën menjëherë.

(Klikoni këtu për të parë videon)