75 Mall Live Search
12:42 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

22 vjeçarja humb jetën nga COVID-19 në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas Klan News-it një 22-vjeçare e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, e cila para dy javësh kishte sjell në jetë foshnjën e saj.

E reja prej disa ditësh ishte e shtruar në spital dhe ka qenë në intubim, por sot ka humbur betejën me Covidin dhe ka ndërruar jetë.

22-vjeçarja foshnjën e solli në jetë me operacion dhe pse ishte në gjendje të rëndë nga COVIDI-19. Ndërkohë foshnja mësohet se gëzon shëndet të plotë.