19:51 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

22 vjeçarja që kaloi në menopauzë për shkak të dietave drastike: “Do të ngelem gjithmonë vetëm”

shte ëndrra e Heather Muir të bëhej balerinë prandaj edhe donte me çdo kusht të ishte elegante dhe të dukej bukur. Mirëpo, nga përpjekja për t’ia arritur, gjërat kanë shkuar keq e më keq. Heather është 22 vejç dhe jeton në Glasgoë. Tani që ka mësuar se s’mund të ketë fëmijë, e ka treguar historinë e saj dramatike për “The Sun” me qëllimin që të rejat në moshën e saj të mësojnë prej kësaj përvoje të keqe e të mos e lëndojnë trupin me çdo kusht vetëm për të qenë të bukura në sytë e të tjerëve.

heather at 6 stone 6


“Kur isha fëmijë doja të bëhesha balerinë dhe ushtrohesha 4 herë në javë që në moshën 6 vjeçare. Doja të dukesha, që atëherë, si profesioniste. Mësuesja ime e baletit i paralajmëroi prindërit që të më mbanin larg ëmbëlsirave. Isha vetëm 12 vjeç kur disa vajza të tjera, vërtetë elegante, më thanë të humbisja peshë duke kapërcyer vaktet. Ashtu bëra. Nuk e haja drekën në shtëpi duke u justifikuar te mamaja që e kisha ngrënë në shkollë. Brenda një muaji humba peshë. Meqenëse rezultatet u dukën menjëherë dhe mësuesja më përgëzoi, vazhdova të bëja të njëjtën gjë për kohë të tëra. Në moshën 16 vjeçare pata probleme të rënda me shëndetin dhe u reflektua menjëherë te cikli menstrual. Vetëm pak kohë më parë mësova se kisha kaluar në menopauzë të parakohshme dhe se nuk mund të kisha fëmijë. Tani përpiqem që të ha më shumë dhe kjo më ndihmon disi me terapinë. Për fat të keq e di se disa gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht. Jam në një moshë ku duhet të mendoj për të pasur fëmijë, por tani nuk është më e mundur”-përfundon Heather.