17:33 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

22-vjeçarja vritet me dy plumba në kokë pasi filmoi fqinjin teksa zihej (Video)

Një vajzë e re 22 vjeçe u qëllua për vdekje në Brazil me dy plumba në kokë, teksa ishte duke filmuar sherrin në shtëpinë e fqinjit të saj.

Uillyene Mathias Siqueira është emri i vajzës së vrarë. E reja kishte marrë telefonin celular dhe filmonte fqinjët që ziheshin për fëmijët, shkruajnë mediet ndërkombëtare. Një burrë dhe një grua kishin nisur të debatonin dhe të bënin sherr në shtëpinë e tyre dhe më tej në rrugët e qytetit të Santana de Cataguases, Brazil. 22-vjeçarja u dërgua në spital me plagë të rënda, por se fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.