222 mijë euro denim për Kepën, paratë shkojnë për bamirësi
Chelsea e ka dënuar portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga me një pagë javore, për gjestin e shëmtuar kundër Manchester City ku refuzoi urdhërat e trajnerit Maurizio Sarri për tu zëvendësuar.
222 mijë euro është paga e tij javore e cila do të shkoj në Fondacionin e Chelseat, e të cilat do të përdoren për bamirësi.
Kepa ka kërkuar falje për këtë veprim dhe e ka sqaruar menjëherë problemin me trajnerin italian. /Indeksonline/