224 pacientë morën trajtim emergjent shëndetësor, dje në Spitalin e Pejës

5 lindje kanë qenë dje më 24 qershor 2020 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Të gjitha lindjet kanë qenë normale. Kanë lindur 5 foshnja, 4 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
224 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor gjatë 24- orëve të fundit, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
150 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2.217 analiza.
6 operacione janë kryer gjatë 24- orëve.