15:29 / E Shtunë, 01 Gusht 2020

224 të infektuarit me koronavirus në 24 orët e fundit vijnë nga këto qytete

IKShPK ka lajmëruar se në 24 orët e fundit janë infektuar 224 persona me koronavirus.

Qyteti me më së shumtë të infektuar në 24 orët e fundit është Prishtina me gjithësej 70 raste, transmeton Indeksonline.

Ferizaj dhe Prizreni me nga 20 raste, Fushë Kosova ka 16 raste të reja.

Komunat tjera me raste të reja me koronavirus: komuna Kaçanikit 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicës 9 raste, komuna Gjilanit 8 raste, komuna Lipjanit 7 raste, komuna Podujevës 7 raste, komuna Drenasit 6 raste, komuna Skenderajt 6 raste, komuna Dragashit 5 raste, komuna Malishevës 5 raste, komuna Suharekës 5 raste, komuna Pejës 4 raste, komuna Klinës 3 raste, komuna Vitisë 3 raste, komuna Gjakovës 2 raste, komuna Kamenicës 2 raste, komuna Obiliqit 2 raste dhe komuna Shtimes 1 rast./Indeksonline/

No photo description available.

Mos i humb