75 Mall Live Search
14:28 / E Martë, 02 Shtator 2025 / Z S

Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit

Në Suharekë kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit, një projekt i shumëpritur për sportin dhe komunitetin lokal, transmeton IndeksOnline.

Ceremonia e fillimit të punimeve është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Pas përfundimit të cermonisë, Kurti është pyetur lidhur me çështjen e mandatarit.

Mirëpo Kurti ka refuzuar të fliste lidhur me këtë temë, duke thënë shkurt se për këtë çështje flet në Prishtinë.

“Ato janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato. Këtu jemi për investimin 11 milionë euro për stadiumin e futbollit në Suharekë”, tha Kurti.

Për më shumë ndiqeni videon: