Ky është i dyshuari për vrasjen e kushëririt në Viti, është ende në arrati

Jetulla Isufi dyshohet të jetë autori i një vrasjeje të rëndë që ndodhi më 18 shtator 2025 në fshatin Debelldeh të Vitisë, ku viktimë mbeti Avni Ajeti.
I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa policia po vijon kërkimet për kapjen e tij.

I dyshuari
Menjëherë pas rastit, Ajeti u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Avni Ajeti ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, duke shkaktuar një dhimbje të madhe në familje.
Hetimet rreth rastit janë në zhvillim e sipër. Autoritetet janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e motivit të krimit dhe lokalizimin e të dyshuarit.

Viktima
IndeksOnline ka qenë sot në vendin e ngjarjes, dhe do të publikojë pamje dhe shumë detaje të tjera rreth këtij rasti tronditës

Vendi ku ka ndodhur rasti
./IndeksOnline/