75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Z S

Lladrovci: Votoni Xhavit Halitin- Zekën e ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje të votohet Xhavit Haliti për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Zeka i ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë, diplomacisë së luftës, Parlamentit dhe aktivitetit jetësor atdhetar, meriton të vazhdojë aktivitetin në Parlamentin e Kosovës, për Kosovën ma mirë. Bedri Hamza kryeministër! Xhavit Haliti 14! #PDK131✅ #BedriHamza1✅ #MemliKrasniqi2✅ #XhavitHaliti14✅“, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit që ka pasur me Xhavit Halitin.