75 Mall Live Search
21:20 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / AR

23 milionë dollarë: Kendall Jenner dhe rezidenca e saj unike në Montecito

Rezidenca e re dhe madhështore e Kendall Jenner në një nga vendet më ekskluzive të personazheve të famshëm duket se është ndërtuar duke pasur parasysh një pasion shumë të veçantë: kalërimin.

Modelja dhe ylli i reality show-t është pronare e një vile luksoze me vlerë rreth 23 milionë dollarë në Montecito të Kalifornisë, rreth 90 milje në veriperëndim të Los Anxhelosit, transmeton Indeksonline.

Prona ndodhet ngjitur me rezidencën e Oprah Winfrey, por ajo që e bën vërtet unike është infrastruktura e dedikuar për kuajt.

Dashuria e Kendall-it për hipizmin reflektohet qartë në ambientet e pronës, e cila përfshin stalla moderne për kuaj, hapësira të posaçme për kalërim dhe terrene për stërvitje dhe kërcim me pengesa. Të gjitha këto mund të shihen përmes fotove dhe videove ajrore që kanë qarkulluar së fundmi.

Kendall Jenner është rritur duke hipur në kuaj dhe ka folur shpesh për hipizmin si një mënyrë për të gjetur qetësi, për të menaxhuar ankthin dhe për t’u lidhur me natyrën. Rezidenca në Montecito i ofron hapësirën ideale për të ushtruar këtë pasion larg zhurmës së qytetit.

Me këtë investim luksoz, Kendall jo vetëm që ka krijuar një shtëpi ëndrrash, por edhe një strehë personale ku pasioni dhe qetësia bashkohen në harmoni të plotë./Indeksonline/

0114-Kendall-Jenner-Montecito-Estate-SUB-3