23-shi i LDK-së Ardian Shala gjen mbështetje të fuqishme në këto fshatra të Suharekës

Kandidati i LDK-së për deputet, Ardian Shala, është takuar sot me banorët e fshatrave Mohlan, Krushicë e Ulët, Vërshec e Qadrak.
Në tubimet e tij me banorët, Shala prezantoi programin e LDK-së për qeverisje, duke i njoftuar ata me projektet dhe planet për të ardhmen.
“Programi ynë qeverisës Rruga e Re ka bazament të fuqishëm profesional. Është i mundshëm dhe i realizueshëm me ekipin e madh politik e më profesionalin që e ka pasur Republika jonë ndonjëherë!”, u shpreh Shala.
Ky është postimi i plotë i tij:
LDK po triumfon
Programi ynë qeverisës Rruga e Re ka bazament të fuqishëm profesional. Është i mundshëm dhe i realizueshëm me ekipin e madh politik e më profesionalin që e ka pasur Republika jonë ndonjëherë!
Rruga e Re gjeti mbështetje të fuqishme edhe tek qytetarët e fshatrave malore të Mohlanit, Krushicës së Ulët, Vërshecit e Qadrakut.
Bëu Ndryshimi
LDK – 124
Lumir Abdixhiku – 1
Ardian Shala – 23