23 të vdekur nga bombardimet ruse në rajonin Zaporizhizhia

Zëvendës kryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, ka reaguar ndaj bombardimeve të Rusisë në shtetin e Ukrainës.
Ai në rrjetin social Twitter ka shkruar se Rusia është shtet terrorist që nuk e vlerëson jetën njerëzorë”
“23 të vrarë dhe 28 të plagosur nga bombardimet rusë të një autokolone humanitare në rajonin e Zaporizhizhia. Rusia është një shtet terrorist, i cili nuk e vlerëson jetën njerëzorë dhe nuk e respekton asnjë rregull të njohur ndërkombëtarisht të kohës së luftës”, ka shkruar ai.