23 vite liri, por ky është bilanci i luftës në Kosovë

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Syla i ka bërë një bilanc luftës në Kosovë.
Në luftën e fundit kanë mbetur të vrarë rreth 12 mijë shqiptarë, në mesin e tyre edhe mbi 1400 fëmijë.
Poashtu janë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptarë si dhe janë dëbuar nga Kosova mbi 1 milion refugjatë, transmeton Indeksonline.
Përveç humbjeve në njerëz, Syla ka listuar edhe një serë dëmesh materiale siç janë shkolla të shkatërruara, shtëpi kulture, biblioteka dhe objekte shëndetësorë.
Postimi i plotë i Sylës
Bilanci i luftës në Kosovë.
Të vrarë: 11.840 Shqiptar, në mesin e tyre 1.432 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1.739 femra, 1.882 të moshuar mbi moshën 65 vjeçare. 1.638 banorë ende janë të pagjetur.
Jan dhunuar 20.400 femra shqiptare.1 milion refugjatë të dëbuar prej Kosovës.
Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara tëpopullatës shqiptare: 100.589Shkolla të shkatërruara – të dëmtuarame dokumentacion: 358Zyra të vendit: 71Shtëpi kulture:
30Biblioteka publike dhe shkollore: 93Objekte shëndetsore: 123Objekte fetare (×hami, teqe, tyrbe): 215Kisha katolike: 5Urime Kosovë dita e Çlirimit!E gëzofshim lirine!