75 Mall Live Search
11:12 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

23 vite më e re, çfarë mendon partnerja e DiCaprio-s për diferencën e tyre në moshë?

Prej disa kohësh, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio po shijon romancën e tij me modelen e njohur Camila Morrone.

45-vjeçari dhe 22-vjeçarja kanë plot 23 vite diferencë me njëri-tjetrin, mirëpo duket se modelja nuk e ka aspak problem këtë.


Për “Los Angeles Times”, Morrone tregoi se ndryshimi i madh në moshë me partnerin nuk ka kurrfarë rëndësie për të.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë ndryshime të mëdha në moshë. Unë thjesht mendoj se dikush duhet të jetë në gjendje të dalë me kë dëshiron ai ose ajo”.- u shpreh modelja.