09:42 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

23 vjeçares i gjendet drogë brenda vaginës

Një grua në Luiziana, e cila dyshohet se ishte kapur me meth të fshehur brenda vaginës së saj, tha se nuk ishte në dijeni se nga vinte droga, raporton policia.

Ashley Beth Rolland, 23 vjeçare, u akuzua më 31 korrik për vjedhje të pesë mijë dollarëve nga banesa e një burri me të cilin qëndroi për një javë.

Burri i tha policisë se ndërsa ai ishte duke bërë dush, Rolland mori paratë e tij dhe u largua.

Raportimet thonë më pas se një police femër e kontrolloi 23 vjeçaren dhe brenda vaginës së saj, zbuloi paratë bashkë me një qese plastike me drogë, afërisht një gram e llojit meth – për të cilën Rolland mohoi se ishte e saj.

Ajo u arrestua dhe u akuzua për vjedhje dhe posedim të narkotikëve.