21:32 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

23 vjeçari injekton naftë në muskuj që të duket më muskuloz

Popaji rus më në fund ka larguar pjesën e muskujve të quajtur ‘trepjesësh’ pasi që e kishte injektuar veten në mënyrë që të dukej më muskuloz.

Kirill Tereshin, 23 vjeçar nga Rusia është paralajmëruar nga mjekët se mund të ketë pasoja të tmerrshme deri në amputimin e duarve apo humbjen e jetës nëse nuk largon muskujt e implantuar, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

 Kirill Tereshin, 23, was warned he could die if the implants weren't removed

Ish ushtaraku, tashmë bodibilder  kishte implantuar vaj të naftës në muskujt e tij në mënyrë që të dukej si një Popaj në jetën reale.

 The former Russian soldier will now undergo at least three more operations

Ishte dr. Dmitry Melnikov ai që kishte larguar vajin e naftës dhe mishin e qelbur nga muskujt e 23 vjeçarit.

Kirill kishte injektuar 3 litra në secilin krah duke shkaktuar ngopjen e indeve të muskujve dhe bllokimin e rrjedhjes së gjakut.

 Surgeon Dmitry Melnikov says he is only a quarter of the way through extracting the impants

Implantimi i kishte shkaktuar temperaturë të lartë, dhimbje të mëdha dhe ligështim të trupit.

Mjekët e paralajmëruan se ai kishte qenë me fat pasi që dëmi kishte ngecur vetëm në gjymtyrë dhe nuk kishte shkuar në pjesë të tjera të trupit./Indeksonline/

 The bodybuilder's Popeye-like muscles have made headlines around the world