75 Mall Live Search
13:01 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

23-vjeçari që u gjet i vdekur në Burgun e Dubravës, ishte vetëvarë me jelekun e tij

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me trupin e pajetë të të dënuarit që u gjet i vdekur në qelinë e tij.

“Mbrëmë rreth orës 20:15, në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë, i burgosuri me inicialet F. I.”, thuhet në njoftim, përcjellë Indeksonline.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të burgut, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.