09:36 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

23 vjeçari shqiptar hyri në një shtëpi për të vjedhur, kërcen nga kati i tretë i shtëpisë!

Një shqiptar është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Loano, Kuneo, Itali.

Shqiptari me inicialet R. M., 23 vjeç kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi dhe në tentativë për të ikur ka rënë nga ballkoni i apartamentit.

Në ndihmë të tij ka shkuar anëtarët e Kryqit të Kuq dhe më pas është transportuar për në spital.

Bashkë me të ka qenë edhe një tjetër shqiptar i cili është arratisur.

Në katin e tretë të pallatit, mësohet se ata ishin ngjitur duke u kacavjerrë në tubin e shkarkimit të ujërave të bardha.

Ata ishin futur në një apartament për të vjedhur, por pronari ishte kthyer duke bërë që ata të ja mbathnin.

Ata janë hedhur nga ballkoni i kuzhinës. Njëri prej tyre ka mundur të ikë, ndërsa 23-vjeçari ka rënë nga lartësia duke u plagosur rëndë.

Ai ndodhet aktualisht në spital.