16:18 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

23 vjeçarja u dëbua nga avioni, po i luste pasagjeret nëse donin seks me të! (Video)

Një grua e dehur e detyroj fluturimin e EasyJet të bëjë një ulje të detyruar i cili u nis nga Mançester.

Gruaja në fjalë filloj të bëjë skena në bord duke i ngacmuar udhëtarët dhe ekuipazhin e avionit nëse ata donin të bënin seks me të!

Kapiteni i aeroplanit u detyrua të ulej në Athinë, pasi situata po bëhej e pa durueshme në rrugën për në Paphos, Qipro, të premten mbrëma.

Bashkë me të u hodhën jashtë fluturimit edhe katër pasagjer të tjerë të cilët gjithashtu ishin të dehur duke bërë skena seksuale, raporton Manchester Evening News.

Një video e marrë nga një pasagjer tregon se ekuipazhi rrethon një grua të dehur e cila vazhdimisht përsërit “A doni që unë të jem prostitutë?”.

Të katër udhëtarët “qefli”, u dëbuan nga bordi dhe  u lanë në aeroportin e Athinës. /Indeksonline/