09:26 / E Enjte, 09 Korrik 2020

230 raste me Covid-19 në Gjilan, 77 aktive

Në Komunën e Gjilanit janë 77 raste aktive me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Deri tani atje 230 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 149 janë shëruar plotësisht. Ndërsa jetë kanë ndërruar vetëm 4 veta.

Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, duke bërë thirrje që të respektohen të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Nga të dhënat e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga 413 mostra të marra, 214 raste rezultuan pozitive me COVID-19. Ndërsa, nga Komuna e Gjilanit, deri tani, raste të rezultuar pozitive me COVID-19 janë gjithsej 230 raste.

Raste aktive i kem 77. Nga këto raste kemi të prekur 42 meshkuj dhe 35 femra. Të shëruar plotësisht i kem 149 raste. Fatkeqësisht, 4 raste kanë rezultuar me vdekje.

Po presim edhe rezultatet e mostrave të tjera të marra nga Gjilani. Vazhdoni të bëni kujdes të shtuar, për vetën dhe familjet tuaja, sidomos, për të moshuarit të cilët i keni në shtëpi.

Shmang kontaktet me duar me njëri-tjetrin. Kur të përshëndeteni, mbani distancën e duhur, së bashku me maskën mbrojtëse. Pastroni duart shumë herë. Nëse u përmbahemi këtyre rekomandimeve, virusi nuk do të gjejë vend te ne dhe familjet tona.

Mos i humb