230-vjetori i Departamentit amerikan të Shtetit
Shtetet e bashkuara festojnë 230-vjetorin e Departamentit të Shtetit.
Prej më shumë se dy shekuj ambasadat, konsullatat dhe diplomatët e SHBA-së në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë e SHBA-së si edhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror.
Ambasada e SHBA-së, në Shqipëri, thekson se përgjatë këtij viti do të postojë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Sot, ambasada ka postuar një foto të sekretarit të Shtetit, John Kerry, i cili pozon me trupën e marinsave të Ambasadës amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë, më 14 shkurt 2016.
“Këtë vit, ne festojmë 230-vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, ambasadat, konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Sekretari i Shtetit John Kerry pozon me trupën e marinsave të Ambasadës amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë, në Tiranë. (14 shkurt, 2016)”, thekson Ambasada e SHBA-së, në Tiranë.