2327 tiketa trafiku të shqiptuara në 24-orëshin e fundit

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 40 aksidente trafiku.
PK-ja bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 28 aksidente më demë materiale, kurse 12 me të lënduar, derisa janë shqiptuar edhe 2 mijë e 327 tiketa trafiku.
Po ashtu, policia e Kosovës ka arritur të arrestojë 14 persona, në mbajtje janë 7 kurse në vuajtje të dënimit janë dërguar 3 person, raporton IndeksOnline.
