08:49 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

239 raste emergjente gjatë 24-orëve, në Spitalin e Pejës

Nëntë operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

“Gjatë 24- orëve të fundit kanë qenë 5 lindje, 4 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnja, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet ndër të tjera në statistikat e spitalit.

239 pacientë janë trajtuar si raste emergjente, ndërsa 20 nga këta janë shtrirë në spital për trajtim të mëtejshëm.

“Analiza kanë kryer 298 pacientë që në total janë bërë 4.425 sosh”, bëhet e ditur në njoftimn.