75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / L A

24.4 milionë euro sponsorizime në sport, këto janë skuadrat që përfituan më së shumti

Gjatë vitit 2025 vlera totale e sponsorizimeve në sport ka arritur në 24,4 milionë euro.

Nga këto sponsorizime është futbolli ajo që prin, me 9.1 milionë euro shuma e ndjekur nga basketbollit me 6.6 milionë, ndërsa në sportet si volejbolli dhe hendbolli nga 1.4 milionë dhe 947 mijë respektivisht.

Ndërsa nga klubet, listës i prin KB Ylli me 1,242,000 euro shuma e fitimit, e ndjekur nga KB Trepça me 1,239,000 dhe Sigal Prishtina me 1,210,100 euro.

Ndërsa nga bizneset që kanë lidhur marrëveshje për sponsorizim, i prin listës Frutex me 727 mijë euro, e ndjekur nga IPKO me 690,999 dhe Viva Fresh me 635 mijë./IndeksOnline/