“24 orë pa energji”, Labinot Tahiri: Protestë për rrymën, jo për politikën, mjaft heshtët!

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër ndaj ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në Ferizaj dhe qytete të tjera, duke kritikuar heshtjen e qytetarëve dhe institucioneve përballë asaj që ai e quan “nënçmim dhe poshtërim të qytetarëve”.
Në një postim në rrjete sociale, Labi është shprehur i revoltuar për faktin që qyteti i tij dhe shumë të tjerë në Kosovë kanë qëndruar për 24 orë pa energji elektrike, ndërkohë që, sipas tij, askush nuk ka reaguar publikisht për këtë situatë.