Po rritet presioni te politika për Ligjin e ndalimit të Lojërave të Fatit
Kanë mbetur 24 orë që nga fillimi i seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me Projektligjin për ndalimin e Lojërave të Fatit. Por, sa më shumë po afron votimi i këtij ligji, presioni tek politika veç po rritet.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tek të gjitha partitë politike në Kosovë, konkretisht deputetët e Kuvendit të Kosovës ka presion të madh për mosvotimin e këtij ligji.
Presioni është rritur vazhdimisht që nga ideja e parë e këtij ligji dhe po elektrizohet sa më shumë që po afron kjo seancë. Relektim në këtë ide kundër votimit të këtij ligji është parë edhe të premtën në seancën ku u votuan dy projektligje për Lojërat e Fatit.
Në atë seancë pati deklarata nga deputetët kundër këtij ligji, gjersa kishte tri abstenime në votimin e projektligjeve./Indeksonline/