20:11 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

24 orë pas vrasjes në rrugën e shumë-frekuentuar, autorët mbeten ende të paidentifikuar

Kanë kaluar më shumë se 20 orë pas vrasjes së mbrëmshme në Shkup të I.A. dhe plagosjes së Q.L., policia akoma nuk ka arritur zyrtarisht të zbuloj identitetin se kush mund të jetë autori i vrasjes që ndodhi në një rrugë shumë të frekuentueshme në Shkup.

Qytetarët kanë frikë se policia edhe këtë rast, i shumë raste tjera që ndodhin në zonat e banuara kryesisht me shqiptarë në Shkup, do ta kalojë në heshtje dhe në mënyrë të pazbuluar. Prandaj edhe frika e logjikshme nga qytetarët, se krimi nuk po e mearrë goditjen e merituar nga organet kompetente shtetërore.

Ndërkohë që hetimet po vazhdojnë, sikur për këtë rast edhe disa raste tjera, kriminelët po lihen lirshëm të lëvizin.

Sipas rrëfimeve dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë, nga një veturë të tipit Fiat Punto, ngjyrë gri (e përmitë) e cila ka qenë në lëvizje kur është afruar tek vetura e viktimave, është gjuajtur pa ndonjë paralajmërim.

Pas gjuajtjes vetura e autorit ka ikur me shpejtësi të madhe në drejtim të rrugë “Xhon Kenedi”, kurse tek semaforët ka hyrën në sinjalin e kuq duke u kthyer në drejtim të lagjes “Tophane”.

Dëshmitarë thonë se në veturën nga e cila u gjuajt ndaj viktimave, ka patur dy persona të moshës 25-30 vjeç.

Ata, sipas dëshmitarëve, kanë qenë të pamaskuar, pa kapele, siç ndodh zakonisht në të tilla raste. Sipas tyre, është e pamundur që kamerat të cilat janë tek semaforët të mos kenë mundur të incizojnë fytyrat e personave në makinë.

Prandaj shpresojnë se pikërisht kamerat dhe dëshmitarët do të mund të jenë faktorë kyç në identifikimin e autorëve dhe rastit në përgjithësi.