08:52 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

24 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Kanë lindur 4 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.
242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,447
analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.
78 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 4 rëntgena, 58 EHO dhe 16 CT-ja.
Ndërsa aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.