24 shkurti, data kur Amerika do të qajë për Kobe Bryantin

Ceremonia përkujtimore për Kobe Bryantin dhe tetë personat e tjerët të mbetur të vdekur në janar pasi helikopteri u përplas, do të mbahet në “Staples Center” në Los Angeles, më 24 shkurt.
Data 24.2. 2020 shihet si simbolikë për numrin e Kobe Bryantit dhe atë të vajzës së tij.
Gianna, 13- vjeçare, gjithashtu vdiq kur helikopteri i drejtuar për një turne basketbolli, u përplas si pasojë e mjegullës të dielën në mëngjes.
Viktima të tjera ishin bashkëlojtaret e Giannas Alyssa Altobelli dhe Payton Chester; prindërit e Alyssas, John dhe Keri, nëna e Paytonit, Sarah; asistentja e trajneres së basketbollit të femrave, Christina Mauser dhe piloti i helikopterit.
“Staples Center”, gjithashtu është shtëpia e Los Angeles Clippersit. Për shkak se është paraparë të luhet ndeshja ndaj Memphisit në mbrëmjen e 24 shkurtit, ceremonia do të mbahet me gjasë gjatë ditës.
Arena zë rreh 20 mijë persona për eventet jashtë sportit./Indeksonline/