75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

24 vite nga aksidenti i tmerrshëm, që la të vdekur legjendën e Formula 1 (Video/Foto)

 24 vite më parë, shoferi më i mirë i të gjitha kohërave, Ayrton Senna vdiq pas një aksidenti.

Më 1 maj, të vitit 1994, Senna pësoi një aksident të tmerrshëm gjatë garës së Formula 1 në Grand Prix të San Marinos, transmeton IndeksOnline.

Me shpejtësi më të madhe se 300 kilometra në orë, legjenda braziliane humbi kontrollin e makinës së tij “Williams” dhe goditi me shpejtësi të plotë murin.

Vetëm një dit më parë, gjatë kualifikimeve,  në të njëjtin rrugë, Roland Razenberger humbi jetën.


Megjithatë vëmendja ishte tek dita e nesërme, kur piloti brazilian, Senna ndërroi jetë.

Ai debutoi me F1 në vitin 1984 dhe tërhoqi vëmendjen e opinionit botëror duke fituar Çmimin e Madh të Monakos dhe duke lënë mbrapa Michael Schumacherin, Niki Lauda dhe Alain Prost.

Senna arriti të ngjitej 41 herë në podium gjatë karrierës së tij. Braziliani legjendar ka fituar tri kampionate (1988, 1990 dhe 1991).

Në ditën e vdekjes, Senna kaloi një makinë të “Williams”, por nuk e kurseu shpejtësinë vetëm për t’i zënë garuesit që ishin para tij. Ai u godit në muri, i cili nuk ishte i mbrojtur nga asgjë. Senna u transferua në spital me lëndime të rënda dhe vdiq vetëm pas pak orëve shkaku i dëmtimeve në kokë.

Vdekja e tij shkaktoi një dhembje të madhe në të gjithë botën, në veçanti në Brazil, ku u shpall tri ditë zie. Atë dit 3 milionë njerëz dolën në rrugë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit legjendës së F1./IndeksOnline/