75 Mall Live Search
13:12 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

24 vjeçarja  indiane “injorohet” nga rrethi për shkak se ka lëkurë të bardhë dhe sy smeraldi

Një vajzë 24 vjeçare e lindur nga prindërit indianë me flokë të kuqe, lëkurë të bardhë dhe sy të hapur ka kaluar jetën e saj duke u injoruar dhe ngacmuar nga të tjerët pasi njerëzit mendojnë se ajo është e sëmurë.

Pooja Ganatra, 24 vjeçe, e cila ka lindur në Mumbai, ka flokë të ndezur xhenxhefili, sy të thellë smeraldi dhe lëkurë të bardh, transmeton Indekosnline.

Por  indiania u lind nga prindërit “tipik indianë”, të cilët mendonin se ajo kishte një defekt gjatë lindjes- dhe se nuk kanë asnjë ide se nga vjen shenja e saj e pazakontë.

Pamja e Miss Ganatra, që besohet se rrjedha nga paraardhësit e saj, e ka bërë atë të ndihet si një e huaj në vendin e saj.

Për shkak të dallimit të ngjyrës së lëkurës, shumica shpeshherë tronditën që ajo flet Hindi dhe shumica përpiqen t’ia ngrisin çmimet në dyqane pasi mendojnë se është turiste.

Ganatra e cila drejton biznesin e saj të prodhimit të rrobave thotë se ajo gjithmonë është lënë anash.

Ajo ka shtuar se dëshiron shumë që ta bëj një test të ADN-së për të mësuar më shumë rreth gjenee të saja./Indeksonline/