15:43 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / L K

“24-vjetori i çlirimit”, Ambasada britanike: Ushtarët s’do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar qytetarët për 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka theksuar rëndësinë historike të datës së 12 qershorit 1999, kur trupat britanike hyrën në Kosovë si pjesë e forcave të KFOR-it.

“Sot shënojmë përvjetorin e hyrjes së trupave të para britanike në Kosovë si pjesë e KFOR-it më 12 qershor 1999. Është një ditë emocionale për shumë kolegë tanë të Ushtrisë Britanike të cilët nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë”, thuhet në reagimin e tyre.

Ambasada gjithashtu ka theksuar zhvillimin e madh që Kosova ka arritur në 24 vitet e fundit dhe partneritetin e fortë mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës gjatë kësaj periudhe.