08:07 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

245 pacientë morën trajtim emergjent dje në Pejë

245 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 23 tetor 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

15 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Analiza kanë kryer 254 pacientë që në total kanë kryer 3,850 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 3 lindje, 1 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. /Indeksonline/