75 Mall Live Search
11:25 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

24h në shërbim të shfrytëzuesve të Aeroportit “Adem Jashari”!

Mbrëmë kemi shërbyer fluturime edhe pas mesnatës, u realizuan arritje e nisje qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjatë ditës presim operime pa vështirësi, janë gjithsejt 58 fluturime të planifikuara për sot 26 Janar 2019, nga to 29 fluturime janë në shkuarje e 29 fluturime në arritje.

Përveq Turkish Airlines që për mbi dy orë ka vonuar nisjen nga Stambolli për në Prishtinë e që tani veqse është në fazën finale të aterimit, pjesa tjetër e fluturimeve po realizohet sipas planit.

Për të përcjellur rrjedhën fluturimeve, vizitoni faqen e aeroportit:

http://www.airportpristina.com