75 Mall Live Search
08:23 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Burim

25 ditë pa marrëveshje, ‘Pastrimi’ e vazhdon grevën ‘ditë e natë’ para Komunës së Prishtinës

Janë bërë 25 ditë kur punëtorët e ndërmarrjes ‘Pastrimi’ kanë nisur grevën para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po kërkojnë të insistojnë në plotësimin e kërkesave të tyre.

 ‘Pastrimt’ thotë se Komuna e Prishtinës u ka borxh atyre 2.7 milionë euro, raporton IndeksOnline.

Punëtorët e kësaj kompanie po e vazhdojnë grevën edhe këtë të diele.

IndeksOnline ju sjell pamje të punëtorëve që po qëndrojnë ditë e natë në tendën e vendosur në oborrin e Komunës.

Deri me tani, Komuna e Prishtinës ka dhënë pak shpresë për një marrëveshje mes saj dhe kompanisë ‘Pastrimi’. /IndeksOnline/